Diplomati Albert Prengaj, në një intervistë në “Balkan Update” foli për takimin e zhvilluar ditën e sotme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjatë kësaj interviste, diplomati Prenkaj u shpreh se Kosova ka besuar se do të përmirësojë pozitën e saj pas ngjarjeve tensionuese në veri të Kosovës, duke pritur edhe ndëshkimin e Serbisë me sanksione.
Ai gjithashtu shpjegoi se Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë ka këmbëngulur që asosacioni me shumicë serbe është i dëmshëm për Kosovën.
“Më lejoni t’i tregoj publikut që e përcjell ngjarjen e ditës së sotme dhe se këto takime janë zhvilluar në kuadër të temës së marrëdhënieve me jashtë, Europës me jashtë, ku janë trajtuar edhe mosmarrëveshjet Prishtinë –Beograd janë futur në kuadër të këtyre temave. Takimi me siguri ka të bëjë me kërkesën me ngulm të të Bashkësisë Europiane që të ketë depërshkallëzim dhe ata kanë paraparë që depërshkallëzimi mund dhe duhet të ndodhë përmes pranimit të asosacionit. Pala kosovare ka shpresuar që do ta përmirësoje pozitën e saj negociuse pas ngjarjeve në veri të Kosovës, ku është kërkuar që të përfundohet hulumtimi i ngjarjeve të impulsionit, paraushtarak nga territori serb dhe më pas Serbia Serbia të ndëshkohet me sanksione siç është ndëshkuar Kosova, pra dimë që Kosova është ende në sanksione të BE dhe më pas të vazhdojë me depërshkallëzim dhe me negociatat, por ka ndodhur e kundërta është kërkuar që të ulen palët në tavolinë dhe depërshkallëzimi të fillojë me pranimin e asosacionit nga të dyja palët. Se çfarë përmban dokumenti i asosacionit nuk jemi të sigurt, mirëpo ndërmjetësuesit thonë që asosacioni si dokument do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo nënkupton që ky dokument nuk do të ketë fuqi dhe nuk do të cënojë sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Sa i përket dokumentit të asosacionit, ai tha se ende nuk dihet se çfarë përmban edhe pse është thënë se do të jetë në përputhshmëri me Republikën e Kushtetutës së Kosovës.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për pranimin e propozimit të BE-së për planin e ri për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.
“Lëvizja Vetëvendosje me ngulm ka insistuar se asosacioni i komunave me shumicë serbe është i dëmshëm për Kosovën, e kanë projektuar në një formë të një Republika Serbska në Kosovë dhe se do ta defunksioanlizonte shtetin e Kosovës. Mirëpo me ardhjen në pushtet VV e ka vendosur dialogun me Serbinë në pikën e shtatë të prioriteteve të saj. Në fillim të këtij viti ka ndodhur marrëveshja në Bruksel, ajo në Ohër. Në pikën 7 janë të gjitha pikat e marrëveshjeve të deritanishme të të gjitha qeverive të Kosovës. Kryeministri Kurti ka insistuar që marrëveshja të hyjë në fuqi me sekuenca, por edhe kjo bie poshtë dhe tani jemi në pozitën që duhet të pranohet. Tani sikurse u tha kryeministri i Shqipërisë ka përgëzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës që është pranuar një marrëveshje, ta quajmë vetëmenaxhim. Ne nuk e dimë se cilat janë instrumentet e vetëmenaxhimit. Duhet të pranojmë se flitet për një autonomi të komunave me shumicë serbe. Por çfarë është ajo autonomi? Dua të mos besoj që është e koncentruar në aspektin ekzekutiv. I referohen vetëm një neni për ligjin për qeverisjen lokale në Kosovë, që thotë se institucionet qendrore delegojnë përgjegjësi komunave që i referohen atyre me shumicë serbe. Ky delegim mund të shkojë nga niveli i zgjedhjes së shefit të policisë. Komuna serbe në bazë të këtij ligji ka të drejtë ta zgjedhë shefin e policisë komunale. Po ashtu përcjellin edhe përgjegjësi të natyrave të tjera”, ka thënë apo ashtu ai./abcnews.al/