Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas së shpejti do të vizitojë Moskën për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kështu u shpreh zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhaul Bogdanov, shkruan Tass.
“Mund të them se Abbas do të arrijë së shpejti për një vizitë zyrtare në Moskë, bisedimet me Vladimir Putin do të zhvillohen këtu,” tha Bogdanov, i cili është gjithashtu i dërguari special presidencial për Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov refuzoi të thoshte saktësisht se kur do të mbërrinte Abbas.
“Ne do të shpallim datën e vizitës së ardhshme të Abasit në kohën e duhur,” theksoi Peskov, ndërsa shtoi se të dy krerët do të diskutojnë kryesisht situatën në Lindjen e Mesme./abcnews.al