Oliver Bierhoff ka qenë një ndër sulmuesit më të fortë me kokë në historinë e futbollit. Gjermani u aktivizua tre sezone me Milanin, gjatë viteve 1998-2001. Në një prononcim për Sportmediaset, menaxheri i kombëtares gjermane e quan të drejtë shkarkimin e Giampaolos dhe ka një mesazh për Paolo Maldinin.
“Ndoqa pak derbin me Interin, por nuk e kam parë shumë Milanin. Rezultatet nuk po vijnë dhe vështirësohet puna për përgjegjësit kryesorë. Nëse nuk ekziston besimi te trajneri, është më mirë që ta shkarkosh.
Shpresoj ta marrin veten. Maldini? Ai duhet ta ndjejë zgjedhjen e duhur brenda vetes, edhe pse më pas vijnë kritikat. Paolo duhet të vazhdojë përpara në rrugën e tij”, thekson Oliver Bierhoff. /abcnews.al