Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, del video nga momenti i shpëtimit të dy turistëve belg

schedule08:45 - 26 Tetor, 2023

schedule 08:45 - 26 Tetor, 2023

Del video nga momenti i shpëtimit të dy turistëve belg në kanionin e Gjipesë. Ata janë nxjerrë nga kanioni pas 5 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë. Në ndihmë u ka ardhur menjëherë shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Njoftimi i policisë:

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikse, iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belg.



Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjëndje të mirë shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!