Tirana del huq, Flamurtari ia hedh me gjobë

schedule15:31 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:31 - 10 Tetor, 2019

Tirana kërkoi tre pikët në tavolinë në ndeshjen me Flamurtarin, pasi pretendonte se vlonjatët kishin aktivizuar një lojtar në kundërshtim me rregullimin. Shkelja e procedurës nga ana e klubt vlonjat nuk është konsideruar aq e rëndë dhe kuqezinjtë e kanë pësuar me një gjobë.

Sikurse edhe delegati i ndeshjes ishte shprehur, Flamurtari kishte njoftuar për ndryshimin në protokoll atë dhe gjyqtari i katërt e kishte bërë korrigjimin. Kështu pretendimet e Tiranës për tre pikët kanë rënë poshtë.

VENDIMI I DISIPLINËS
-Rrëzimin e kërkesës së KF “Tirana” si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, për sezonin 2019/2020.

-“Flamurtari FC”, për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas Nenit 114/2 të Rregullores së Veprimtarisë futbollistike të Kategorisë Superiore, dënohet me gjobë në masën 30.000 (tridhjetëmijë) lek.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!