Kanë startuar ndeshjet kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza. Në këtë turne që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, bëjnë pjesë përfaqësueset e Serbisë, Bjellorusisë, Skocisë e Islandës.
Kombëtaret e Islandës dhe Serbisë e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19 për vajza. Islanda fitoi 6-2 kundër Skocisë në ndeshjen e cila u luajt në “Air Albania“, ndërsa Serbia triumfoi 0-2 ndaj Bjellorusisë në “Elbasan Arena“.
Ndeshjet e dyta të turneut do të zhvillohen të premten, me datë 27 tetor. Serbia dhe Skocia do të përballen në “Air Albania“ me sfidën që është programuar të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Islandë – Bjellorusi do të luhet në “Elbasan Arena“ në orën 15:00.
Turneu i cili organizohet nga FSHF, do të ulë siparin ditën e martë më 30 tetor. Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë 11:00. Bjellorusia do të luajë kundër Skocisë në “Air Albania”, ndërsa Serbia do të luajë ndaj Islandës në “Elbasan Arena”.
Më poshtë rezultatet dhe kalendari i ndeshjeve të Grupit A7:
Islandë – Skoci 6-2
Bjellorusi – Serbi 0-2
Serbi – Skoci 27.10.2023, Air Albania, ora 11:00
Islandë – Bjellorusi 27.10.2023, Elbasan Arena, ora 15:00
Bjellorusi – Skoci 30.10.2023, Air Albania, ora 11:00
Serbi – Islandë 30.10.2023, Elbasan Arena, ora 11:00 /FSHF