Shkëndija e Tetovës dhe Struga kanë zhgënjyer mesditën e kësaj të mërkurë, teksa janë eleminuar nga Kupa e Maqedonisë, që në raundin e 1/8-ve. Ndërkohë që Shkupi kalon në çerekfinale falë suksesit, me “poker”, 4-0 përballë Ohrid.
“Kuqezinjtë” e Shkëndijës u mposhtën 3-2 në transfertë nga Rabotnicki, me endasit kaluan në avantazh me anë të Stojanovskit, por Shkëndija përmbysi rezultatin në pjesën e parë. Falë golave të Cakes dhe Elezit, mirëpo avantazhi i pjesës së parë nuk ka mjaftuar, pasi, skuadra shqiptare nuk e menaxhoi avantazhin dhe u përmbys nga realizimet e Gandos dhe Mazarit.
Jashtë Kupës së Maqedonisë së Veriut edhe Struga, që e mbylli në barazim 0-0 “derbin e Liqenit” kundër Voska Sport. Skuadra nga Ohri iu fal penalltive për të vijuar rrugëtimin në fazën çerekfinale. /i.m /abcnews.al