Dy persona janë arrestuar në Cërrik këtë të mërkurë.
Dy shtetasit, 25 vjeç dhe 56 vjeç u vunë në pranga pasi vendosnin baste sportive me anë të celularëve.
Në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. Dy celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al