“Baskët” e Real Sociedad kanë arritur një fitore me shumë vlera, mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Estadio da Luz” të Lisbonës mundën “shqiponjat” e Benfica, me rezultatin minimal, 0 me 1, në përballjen e vlefshme për raundin e 3-të, të fazës së grupeve, të UEFA Champions League.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 63’-të të sfidës nga “fantazisti” spanjoll i mesfushës, Brais Mendez, me këtë të fundit që me një goditje potente mposht portierin Trubin, duke “vulosur” 3 pikët “e arta” për kualifikimin në raundin e mëtejshëm.
Më këtë fitore, Real Sociedad i bashkohet “zikaltërve” të Inter në krye të grupit D, me 7 pikë, ndërsa Benfica ndodhet në vendin e fundit të këtij grupi, me 0 pikë, teksa ka humbur të tria sfidat e deri më tanishme. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: