Ministria ruse e mbrojtjes tha se avionët luftarakë rusë u ngritën të martën për të kapur dy bombardues amerikanë dhe një dron.
Sipas përditësimit rus, dy bombardues strategjikë të Forcave Ajrore të SHBA-së B1-B iu afruan hapësirës ajrore të Federatës Ruse nga Deti Baltik dhe një mjet ajror pa pilot (UAV) Global Hawk iu afrua asaj nga Deti i Zi.
Në të dyja rastet, një avion luftarak Su-37 u ngrit për t’i kapur. Të dy bombarduesit B1-B dhe Global Hawk ndryshuan drejtim dhe u larguan nga zona, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Muajt e fundit janë raportuar disa angazhime midis avionëve rusë dhe perëndimor mbi Detin e Zi dhe Baltik.