Shtohen rastet me goditje në tru/ Mjekët: Mes të shtruarve në spital ka dhe të rinj

schedule15:30 - 24 Tetor, 2023

schedule 15:30 - 24 Tetor, 2023

Goditja në tru po shton pacientët dhe në Shqipëri.  Rastet me hemoragji dhe ishemi  sipas Entela Bashës neurologe në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë,  janë  rreth 30% më shumë se pesë vite më parë. Ndonëse konsiderohen kryesisht sëmundje e moshave mbi 60 vjeç mes tyre  ka dhe të rinj.

“Ne kemi në spital raste dhe 40 vjeç apo nën 40 vjeç  … Vetëm në urgjencën e QSUT vijnë minimalisht  7-8 rastë me aksidente vaskulare çdo ditë.  Minimalisht vetëm në shërbimin neurovascular kemi nga 800 në 1 mijë raste të shtruar, mendo ato që kthehen në rrethe ose trajtohen në shërbime të tjera”

Bllokimi i nje ene gjaku në tru çon në ishemi ndërsa çarja e saj në hemoragji.  Në të dy rastet mjekët rendisin disa shkaqe.

“Hipertensioni, obeziteti, duhanpirja, sëmundjet e zemrës dhe koagulimit të gjakut bëhen shkak për aksidente vaskulare cerebrale.  I atribuohet edhe stresi që nxit faktorët e modifikueshëm”

Aksidentet vaskulare cerebrale nuk paralajmërojnë. Shenjat që shfaqin janë të menjëherëshme ndërsa koha e mbërritjes në spital vendimtare.

“Ndjenë mpirje dore, këmbe, probleme me shikimin, ekujlibrin, dhimbje koke. Këto nisin menjëherë dhe pacientë duhet ti referohen sa më shpejt në spital se sot brenda 3 orëve të para ka alternativa trajtimi që ulin vdekshmërinë dhe shkallën e invaliditetit.”

Tendencë rritje të tyre mjekët vërejnë në Europë dhe Amerikë. Në Shtetet e Bashkuara një individ bën strok  çdo 40 sekonda ndërsa çdo 4 minuta referohet se një person humb jetën prej tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!