Drita vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa këtë të dielë fitoi në transfertë në një sfidë shumë të luftuar ndaj Llapit. Takimi i vlefshëm për javën e dhjetë të Superligës së Kosovës u mbyll me rezultatin 0-1.
Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura. Goli i vetëm i ndeshjes Llapi-Drita u realizua në minutën e 81’, me Ajzeraj që u dha tri pikët miqve. Pas kësaj ndeshje Llapi renditet në vend të tretë me 19 pikë, teksa Drita në vend të dytë me 21 pikë.
Ndeshja tjetër e luajtur këtë të dielë, Malisheva-Dukagjini solli spektakël golash, ndërsa u mbyll më rezultatin 3-4.Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën, me Aliu që shënoi në minutën e 11’, ndërsa Nyavedji shënoi golin e dytë për Malishevën në minutën e 40’, duke bërë që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 2-0.
Ndryshe nga pjesa e parë, fraksioni i dytë foli për Dukagjinin, me Zylfiji që rihapi sfidën në minutën e 47’, ndërsa Junior barazoi në minutën e 54’. Miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 71’ Santos përmbysi rezultatin, teksa Mërlaku shënoi golin e katërt për Dukagjinin në minutën e 76’. Malisheva u përpoq që të reagonte dhe shënoi golin e tretë me Hazrollaj në minutën e 90+3’, megjithatë në fund sfida u mbyll me rezultatin 3-4.
Pas javës së dhjetë të Superligës së Kosovës, Malisheva renditet në vend të pestë me 12 pikë, teksa Dukagjini renditet në vend të gjashtë po me 12 pikë