Sekuestrohen 16 pasuritë e Jamarbër Malltezit/ GJKKO bllokon dhe 6 llogari bankare të tij

schedule12:15 - 22 Tetor, 2023

schedule 12:15 - 22 Tetor, 2023

Pas arrestimit për korrupsion të Jamarbër Malltezit, GJKKO ka vendosur sekuestron ndaj disa pasurive jo vetëm të dhëndrit të Sali Berishës por edhe të vajzës së tij, Argita Berisha. Gjykata e posaçme ka masën e masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit.

Siç njofton SPAK, janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare në euro, dollarë dhe lekë në emër të Malltezit si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të Malltezit në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!