Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një xhami në Bregun Perëndimor, tha të dielën Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Sulmi ndodhi në një kamp refugjatësh në qytetin e Jeninit.
Ushtria izraelite tha më herët se kishte nisur një sulm ajror ndaj një xhamie në Jenin për të penguar atë që e quajti “një sulm i afërt terrorist”.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nënkoloneli Jonathan Conricus tha për CNN se sipas inteligjencës së IDF-së, Hamas dhe Xhihadi Islamik po planifikonin një sulm nga një qendër komandimi nëntokësore në xhaminë Al-Ansar.
Disa muaj më parë, u zhvilluan luftime të rëndësishme në Jenin për rreth dy ditë, dhe Conricus tha se një operacion IDF kishte zbuluar sistemin e tunelit “terrorist” brenda xhamisë.
/abcnews.al