“Pesëshja” takoi sot Kurtin në Kosovë, Prenkaj: Diplomatët perëndimorë kërkojnë themelimin e asosacionit

schedule16:21 - 21 Tetor, 2023

schedule 16:21 - 21 Tetor, 2023

Në një intervistë në “Ballkan Ubdate”, diplomati Albert Prenkaj foli për takimin e zhvilluar këtë të shtunë mes “Pesëshes” dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë kësaj interviste ai tha se diplomatët perëndimorë kërkojnë themelimin e asosacionit.

“Kanë sjellë një dokument dhe një kërkese publike, të cilën Lajçak shpreh se duhet të ketë depërshkallëzim, kjo ndodh vetëm me vazhdimin e negociatave aty ku kanë mbetur. Jemi dëshmitar që përfaqësues të Kosovës kanë kërkuar të ketë qasje të re, pas sulmeve në Mitrovicë. Po insistohet me ngulm që të fillojë themelimi i asosacionit. Nuk është e qartë nëse do të ketë një autonomi të zgjeruar”, u shpreh Prenkaj, diplomat në Kosovë.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, ai theksoi se ende nuk është e qartë nëse do të ketë një autonomi të centralizuar.

“Teksa komunat shqiptare kanë mundësi që të administrojnë shëndetësinë, primare, komunave me shumicë serbe u jepet e drejta që të administrojnë shëndetësinë dytësore. Këtu qëndron baza e një dokumenti për themelimin e asosacionit me shumicë serbe që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kemi qenë dëshmitarë që nga marrëveshja e Ohrit se bëhet fjalë për një autonomi me vetë-menaxhim, dhe është hedhur një ide që do të ketë një autonomi të koncentruar në komunat veriore me shumicë serbe, pra me një autonomi territoriale. Nëse sot flasim për një dokument që bazohet në Kushtetutën  e Republikës së Kosovës, atëherë bëhet fjalë për një autonomi të decentralizuar, për komunat me shumicë serbe”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!