Maratona, të dielën bllokohen disa rrugë, Policia Bashkiake: Makinat e parkuara keq i heqim me karrotrec

schedule15:22 - 21 Tetor, 2023

schedule 15:22 - 21 Tetor, 2023

Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën në Tiranë.

Per te garantuar mbarevajtjen e ketij eventi te rëndësishëm sportiv ne tirane do te kete kufizime në trafik për shkak të bllokimeve të disa rrugeve. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka pergatitur nje plan qe rregullon levizjen e  këmbësorëve  por edhe qarkullimin e makinave.

Në një intervistë për Abc Neës, Shefi i qarkullimit të policisë bashkiake, Gentjan Vocaj, tha se do te angazhohen 500 efektivë të policisë bashkiake, ndërsa në ndihmë të tyre do të jetë edhe policia e shtetit. Vocaj tregoi edhe disa nga rrugët kryesore që do të bllokohen të dielën.

Këmbësorët do të mund të lëvizin lirisht në trotuar, ndërsa për të kaluar rrugët do të ketë pjesë të posaçme të paracaktuara. Shefi i qarkullimit të policisë bashkiake, Gentjan Vocaj beri një paralajmërim për të gjithë shoferët që parkojnë gabim brenda perimetrit te zones se paracaktuar per maratonen.

Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake u kerkojne të gjithë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën dhe masat për mbarëvajtjen e kësaj maratone.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!