Prej disa sezonesh tashmë, “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez është kthyer në lojtarin kryesor të “zikaltërve” të Inter, teksa këtë sezon ka “blinduar” dhe shiritin e kapitenit në krahun e tij e për këtë arsye drejtuesit e nënkampionëve të Evropës dëshirojnë ta shpërblejnë “demin” me një kontratë të re.
Marrëveshja aktuale që Lautaro ka me Inter zgjat deri në vitin 2026, nga e cila përfiton 6 milionë euro, mirëpo në ofertën drejtuar menaxherit të sulmuesit, Alejandro Camano kontrata e re pritet të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2028, nga e cila “demi” do të përfitojë 7.5 milionë euro bazë, si dhe do të ketë bonuse ekstra që mund ta cojnë pagën deri në 8-8.5 milionë euro.
Për Martinez disa fjalë i tha dhe CEO i “zikaltërve”, Giueseppe Marotta, i cili e cilëson 26-vjeçari si “Messi i tij”, teksa shton se nuk është si Lukaku apo Skriniar, që u larguan jo dhe në mënyrë aq të bukur nga klubi.
“Lautaro është ndryshe nga Lukaku dhe Skriniar, të cilët më zhgënjyen. Ai e mban fjalën, Lautaro është Messi im”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al