Një tjetër aksident ndodhi mesditën e kësaj të Premteje në aksin Cërrik-Elbasan ,tri automjete u pērplasën me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkaq ,dy prej drejtuesve të përfshirë në këtē aksident ka përfunduar në spital pasi ka marrë lendime në këmbë.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit, 60 vjeç, , 28 vjeç dhe , 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy prej shofereve të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sheferi tjetër është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al