Martinez i mahnitur nga Ronaldo: Më ka befasuar me përulësinë dhe përkushtimin e tij ndaj Kombëtares

schedule12:56 - 20 Tetor, 2023

schedule 12:56 - 20 Tetor, 2023

Pavarësisht se Fernando Santos e la jashtë ndeshjeve më të rëndsishme të Botërorit të Katarit, “ylli” portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në një “gur-themeli” në Kombëtaren “luzitane”, me teknikun Roberto Martinez, që është i mahnitur nga puna dhe mbështetja që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” jep me Portugalinë.

Pas triumfit të fundit, 0 me 5 në fushën e Bosnje Hercegovinës, ku Ronaldo arriti të gjente 2 herë rrugën e rrjetës, një koment të shkurtër e bëri dhe tekniku spanjoll, i cili u shpreh se u ndje i befasuar përulësua dhe dërshira e portugezit për t’i shërbyer Kombëtares.

“Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të bëj një zgjedhje apo të telefonoj dikë pa e njohur personin që qëndron pas lojtarit. Kështu, vendosa të njihem me të gjithë lojtarët që ishin në skuadër për Kupën e Botës 2022.

Kur takova Cristiano-n, pashë një lojtar që ishte gati të jepte gjithçka për hir të kombëtares. E pashë se sa i përkushtuar ishte në kombëtare. Ai donte të ishte në shërbim të ekipit në një farë mënyre. Isha shumë i befasuar nga përulësia dhe dëshira e tij për t’i shërbyer ekipit. Dhe kjo ishte pika e fillimit”,- u shpreh tekniku i Portugalisë.

Ndërkaq, kujtojmë se Kombëtarja “luzitane” ka zhvilluar performanca magjike në fazën kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa ka arritur 8 fitore në 8 ndeshje, duke shënuar në total 32 gola dhe duke pësuar vetëm 2. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!