Egjipti hap vendkalimin Rafah për ndihmë humanitare në Gaza

schedule10:07 - 20 Tetor, 2023

schedule 10:07 - 20 Tetor, 2023

Barrierat e betonit që ishin vendosur nga egjiptianët në kufirin e tyre me Gazën e rrethuar janë hequr, gjë që tregon se ndihma humanitare do të kalojë së shpejti.

Në ditën e 14-të të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, e cila shpërtheu pas një ofensive të paprecedentë dhe të përgjakshme nga lëvizja në pushtet palestineze në Gaza, OKB vlerëson se rreth 2.4 milionë banorë, gjysma e tyre fëmijë janë në prag të krizë humanitare.

Izraeli refuzon kategorikisht hapjen e pikave kufitare me Gazën. Por amerikanët arritën të bindin kryeministrin Benjamin Netanyahu që të japë dritën jeshile për të dërguar ndihma nga Egjipti përmes kalimit Rafah.

Edhe pse prej ditësh avionë nga e gjithë bota kanë sjellë ndihma në ushqime dhe ilaçe , asnjë nga këto ngarkesa deri më tani nuk ka mundur të hyjë në Gaza, ku numri i bombardimeve izraelite ka arritur në afro 3,800 të vdekur, nga të cilët të paktën 1,500 fëmijë dhe më shumë se 12,000 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

/abcnews.al