Policia amerikane publikoi të mërkurën një video të konfliktit mes zëvendës-sherifit dhe një afro-amerikani, i cili ishte ndaluar për një shkelje të rregullave të qarkullimit.
Si pasojë e konfliktit, oficeri qëlloi afro-amerikanin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Leonard Alan Cure, 53 vjeç, vdiq të hënën pasi një zëvendës sherif i Qarkut Camden e qëlloi atë. Emri i oficerit nuk është bërë i ditur.
JUST IN: The Camden County Sheriff's Office in GA has released the Oct. 16 dashcam footage of the police shooting of Leonard Cure. In the video you can see Cure resist arrest multiple times and choke the deputy.
Do you believe the officer was justified? pic.twitter.com/kAVGYviKdi
— Eric Spracklen?? (@EricSpracklen) October 18, 2023
Cure u shpall i pafajshëm në vitin 2020 pasi kreu 16 vjet burg, i dënuar gabimisht për grabitje me armë. Ky është rasti i fundit në një seri incidentesh në të cilat oficerët e policisë qëllojnë afro-amerikanë të paarmatosur.
Avokati i familjes, Ben Crump, i njohur për trajtimin e shumë rasteve të tilla, tha se oficeri veproi në mënyrë shumë agresive.
Zyra e Sherifit të Qarkut Cambden tha në një postim në internet se video u publikua për shkak të thashethemeve dhe dezinformatave që qarkullojnë rreth incidentit.
Në përplasjen mes të dyve, e cila zgjati më pak se 3 minuta, Cure shihet duke debatuar me zëvendës sherifin, i cili i kërkon të dalë nga makina. 53-vjeçari ka refuzuar duke çuar në konfliktin që rezultoi fatal për afro-amerikanin.
/abcnews.al