Krahu ushtarak i Hezbollahut ka marrë përgjegjësinë për një sulm ndaj një tanku izraelit në kufirin midis Izraelit dhe Libanit herët në mëngjes të së mërkurës.
Sulmi kishte në shënjestër një tank Merkava dhe regjistroi një goditje të drejtpërdrejtë “duke vrarë dhe plagosur ekuipazhin e tij”, sipas një deklarate të lëshuar nga grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, shkruan CNN.
Hezbollah njoftoi të martën se pesë nga luftëtarët e saj u vranë, pa dhënë detaje të mëtejshme për datën apo vendndodhjen. Deklarata e saj nuk përmend numrin e viktimave izraelite.
Në një video të veçantë të publikuar të mërkurën, Hezbollah tha se kishte shënjestruar një tjetër tank Merkava të martën pasdite në vendndodhjen e ushtrisë izraelite në Al-Bayad./abcnews.al