Mijëra luftëtarë të Hezbollakut janë gati për luftë. Kështu tha një përfaqësues i lartë i një partie aleate me Iranin, duke folur para mbështetësve të lëvizjes xhihadiste shiite të mbledhur në periferi të Bejrutit.
Një ditë më parë një përfaqësues i lartë i Hamasit në Liban tha se grupet militante të mbështetura nga Irani, Hamasi dhe Hezbollahu po koordinojnë hapat e tyre të ardhshëm në luftën kundër Izraelit.
Ahmed Abdul-Hadi, kreu i byrosë politike të Hamasit në Bejrut, këmbënguli se Hamasi me bazë në Gaza nuk i kishte dhënë asnjë njoftim paraprak aleatit të tij Hezbollahut për sulmet e tij kundër Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1,400 njerëz, raporton Politico.
Këto deklarata rrisin frikën se konflikti në Lindjen e Mesme mund të shpërndahet në dy fronte dhe të përfshijë Libanin, veçanërisht nëse Izraeli fillon një pushtim tokësor të Gazës./abcnews.al