Fier/ Po thante 2 kilogram kanabis, për ta shitur më pas, arrestohet 43-vjeçari

schedule14:42 - 18 Tetor, 2023

schedule 14:42 - 18 Tetor, 2023

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi kishte vënë për të tharë në banesën e tij, rreth 2 kilogram lëndë narkotike kanabis, të cilën do ta shiste më pas.

Policia sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Adapt”.

Kishte vënë për të tharë në banesën e tij, rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, për ta shitur më pas, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi  43 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!