Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në spitalin e Gazës/ I dërguari palestinez në OKB-së fajëson Izraelin, ja çfarë thotë për Netanyahu

schedule10:39 - 18 Tetor, 2023

schedule 10:39 - 18 Tetor, 2023

Ambasadori palestinez i Kombëve të Bashkuara, Riyad Mansour, teksa ishte me të dërguarit arabë të OKB-së, tha se ata ishin të gjithë të indinjuar nga sulmi vdekjeprurës në spitalin Al Ahli dhe fajëson Izraelin, i cili thotë së një grup militantësh palestinez ishin përgjegjës.

“Ne e dënojmë këtë akt në termat më të ashpër të mundshëm dhe e mbajmë Izraelin përgjegjës për këtë masakër, këtë krim dhe ata që janë përgjegjës për këtë krim duhet të përballen me drejtësinë”, u tha Mansour gazetarëve në Kombet e Bashkuara.

Ai e ka cilësuar kryeministrin e Izraelit si gënjeshtar, duke theksuar se ky i fundit ka zhvendosur narrativën për të fajësuar palestinezët.

Mansour shtoi se zëdhënësi i Netanyahut  postoi në “X” se “Izraeli e bëri goditjen” por më vonë e fshiu atë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TRT World (@trtworld)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!