Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden vizitë nesër në Jordani, pritet të takohet me Mbretin Abdullah

schedule14:00 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:00 - 17 Tetor, 2023

Ditën e nesërme do të mbahet në Jordani një samit mes SHBA-së, Jordanisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Konkretisht, Mbreti Abdullah II do të presë nesër një samit katërpalësh në Aman me presidentin amerikan Joe Biden, presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të diskutuar mbi zhvillimet në Gaza, ndikimin e tyre rajonal dhe dërgimin e ndihmës në rajon.

Biden “do të përsërisë se Hamasi nuk mbështet të drejtat e popullit palestinez dhe do të diskutojë nevojat humanitare të civilëve në Gaza,” tha ditën e djeshme zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, John Kirby.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!