De Biasi te Sampdoria? Italiani: Mos e ekzagjeroni, kjo është situata!

schedule09:45 - 9 Tetor, 2019

schedule 09:45 - 9 Tetor, 2019

Sampdoria është në kërkim të një trajneri dhe janë disa kandidaturat. Mes tyre është edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi. Italiani ka folur në lidhje me këtë opsion dhe e pranon se në tavolinën e Sampdorias është edhe emri i tij.

“Të mos e ekzagjerojmë. Mos thoni se do të jem unë trajneri i ardhshëm sepse nuk do të ishte korrekte. Klubi po vlerëson disa kandidatë, përfshirë edhe mua. Kjo më bën të ndihem krenar”, është shprehur De Biasi për “Il Secolo XIX”.

“A e kam parë Sampdorian? E kam parë thuajse gjithmonë, kjo pasi kushdo që bën punën time do të qëndrojë i informuar për zhvillimet e fundit. Kurrë nuk kam folur me presidentin Ferrerro”, shton trajneri italian, i cili pas largimit nga Shqipëria drejtoi për pak muaj spanjollët e Alaves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!