Integrim deri në vitin 2030? Von der Leyen: Nuk mund të ketë një datë të saktë

schedule19:03 - 16 Tetor, 2023

schedule 19:03 - 16 Tetor, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyan thotë se nuk mund të ketë një datë të saktë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Von der Leyan u shpreh se integrimi do të kryhet sipas një metodologjie ku do të bazohet në meritë.

“Mendoj se sulmi i tmerrshëm i 24 shtatorit, e kemi dënuar atë. Për momentin, po presim faktet për sulmet, por presim për hetimet e mëtejshme për të vendosur hapa të mëtejshëm në bashkëpunim me vendet që janë të përfshira. Sa i përket vitit 2030, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme.

Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!