Në një intervistë në “Money Report”, Ardian Haçkaj, drejtor kërkimi në Insitutin për Kërkim dhe Zhvillim komentoi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.
Ai u shpreh se Bashkimi Europian do të mbështesë ekonomitë rajonale, duke theksuar se projektet sociale do të ketë një rëndësi të madhe.
“Ky Samit ka disa synime që janë praktike, por pas kësaj qëndron një punë shumë e detajuar për ratifikimin e marrëveshjeve dhe që kërkon shumë punë. Janë alokuar rreth 10 mld euro që duhet të shpërndahen në formë granti. Shuma për të cilën bëhet fjalë dhe që nuk na kërkohet ta kthejmë janë 10 mld euro, ndërsa 20 mld e tjerë janë kredi. Pra 10 mld na falen dhe 20 mld me kredi”, shpjegoi ai.
Gjatë kësaj interviste, Haçkaj gjithashtu tha se i takon qeverisë shqiptare që të respektojë procedurën, sa i përket fondeve, duke shtuar gjysma e fondeve do të jetë në formë buxhetore.
“Po flitet shumë për planin e rritjes, në Bruksel po presin informacione për të parë se çfarë ka brenda planit. Unë nuk jam njohur me planin. Vlera e shtuar e fondeve është fakti se ne jemi të detyruar të zabtojmë metodat më të mira të BE. Kjo për të evituar raste fatkeqe, si rasti i IPARD”, theksoi ndër të tjera Haçkaj./abcnews.al/