Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
“Kryeministri është i gatshëm të ritheksojë se refuzimi i autoriteteve shqiptare për të lejuar betimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës në kudnërshtim me prezumimin e pafajësisë dhe refuzimin e kërkesës së tij përbën një devijim nga rregullat europiane të ligjit”, shkruan media greke Ta Nea.
Kujtojmë se më herët, kryeministri grek e kishte bërë të qartë se çështja Beleri do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë./abcnews.al/