Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë, Presidentin e Këshillit Europian Charles Michael.
Presidenti i KE vjen në Tiranë në kuadët të Samitit që zhvillohet ditën e sotme në vendin tonë.
Procesi i Berlinit është një iniciativë, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por dhe dhënin ndihmë që ky rajon t’i afrohet sa më parë familjes së madhe europiane.
Në agjendën, të cilën e ka publikuar zyra për shtyp e kryeministrisë, pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, të fokusohen në dy tema kryesore, përkatësisht; Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.