Bota ka “humbur humanitetin e saj”, tha kreu i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini.
“Gaza po shkatërrohet dhe duket se bota tani e ka humbur humanitetin e saj. Atje nuk ka ujë dhe të gjithë e dimë se uji është jeta. Së shpejti, besoj, se atje nuk do të ketë as ushqim e as ilaç.
Nuk ka asnjë pikë ujë, asnjë kokërr grurë, asnjë litër karburan për tetë ditët e fundit,” tha ai.
Ndërsa dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit , ai tha: “Përgjigja për vrasjen e civilëve nuk mund të jetë vrasja e më shumë civilëve.”
/abcnews.al