Hakorja: Puna e Ramës me gazetarët është vështirësuar

schedule22:02 - 8 Tetor, 2019

schedule 22:02 - 8 Tetor, 2019

Jo vetëm Rama, por të gjitha institucionet kanë një tendencë që të mos e shohin median si bashkëpunëtore. Kështu tha këtë të martë, kryeredaktori i TV Klan, Fatos Hakorja, nga emisionin “Provokacija”.

Përgjatë gjithë karrierës së tij, Hakorja ka vërejtur se puna e Ramës është vështirësuar me gazetarët. Megjithatë në disa raste, mediat i japin hapësirë kryeministrit që të vendoset në sulm.

“Është vështirësuar puna e Ramës me gazetarët. Ka një tendencë të të gjitha institucioneve nisur edhe nga Kryeministri për ta parë median jo si bashkëpunëtore e këtij sistemi ku jetojmë. Përveç si kazan e kanë klasifikuar si të paaftë. Mbase edhe kryeministri ka të drejtë që shpeshherë disa media, ose më saktë disa portale, botojnë informacione të pavërtetuara. Pra ngatërrojnë informacionin me opinionin dhe një opinion botohet si informacion.

Ne mund ta kemi bindjen që qeveria është e korruptuar, por për të publikuar një material të tillë duhet që ta vërtetojnë. Unë nuk e përqafoj këtë qasje të kryeministrit ndaj medias edhe kur media gabon, por edhe këto media i japin zë kryeministrit për të na vënë shpeshherë në sulm”, tha Hakorja, gjatë një bisede që pati me Mustafa Nanon për problematikat e medias në ditët e sotme./abcnews.al