Kryeministri Edi Rama tha se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.
“Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe Procesi i Berlinit është një vizion i kancelares Angela Merkel, e cila bëri të mundur që për herë të parë në historinë tonë të vendeve të Rajonit, liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidheshin parë në një tryezë për të filluar një bashkëpunim për të ardhmen.
Ky bashkëpunim për të ardhmen është i përcaktuar brenda kornizës së 4 lirive të BE, të cilat i japin vendeve mundësinë që të çlirojnë më shumë nga potenciali e tyre, në ndërkohë që individualisht përpiqen që të anëtarësohen në BE.
Edhe në kushtet kur situata e përgjithshme e botës është shumë më e ngatërruar se disa vite më parë, BE ka marrë një rol shumë më pro aktiv duke shfrytëzuar edhe këtë proces për një sjellë një kontribut konkret, që është një risi për mua, pra plani i ri i rritjes që i jep mundësi vendeve që nga një anë të aksesojë fond ekstra dhe nga ana tjetër të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët evropian.
Në këtë kornizë ne, shumë më parë se të ndodhte kjo që ka ndodhur mes Hamas dhe Izraelit, kemi përcaktuar një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësisë në Rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky qëllimi i këtij samiti. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema” tha Rama./abcnews.al