Von der Leyen: KE mblidhet të martën, do të dënojë sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit

schedule18:29 - 15 Tetor, 2023

schedule 18:29 - 15 Tetor, 2023

Nga Tirana presidentja, Ursula von der Leyen u pyet nga gazetarët nëse do të ketë në Samitin e Berlinit në Tiranë në deklaratë që do të dënojë atë që po ndodh në Rripin e Gazës. Von der Leyen u shpreh se të martën do të mblidhet Këshilli Europian dhe do të dënoje sulmin terrorizt të Hamasit e se Izraeli ka të drejtën të mbrohet.

‘”Me çfarë kam kuptuar nuk është parashikuar një deklaratë në samitin e Berlinit do të kemi një samit të Këshillit Europian një ditë më pas që do të kemi dhe një deklaratë. Është bërë publike, dënon fort sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelin dhe që Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit. Prandaj kemi trefishuar ndihëm në Rripin e Gazës në 75 mln euro. Kjo është korniza në ditën e martë që është bërë publike”tha Von der Leyen./abcnews.al