Në konferencën e përbashkët me Presidentjen e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është i linjëzuar me Bashkimi Europian për situatën e luftës në Ukrainë.
Ai ka theksuar se ky front mbështetje nuk është vetëm për Ukrainën, por dhe për të mbajtur parimin e vendeve që besojnë te e drejta dhe liria.
“Presidentja ka ardhur e para nga të gjithë liderat që do të vijnë më vonë ose nesër, sepse e ka çelur këtë moment të rëndësishëm për ne, me çeljen e rrugës për të gjithë vajzat dhe djemtë në Shqipëri, por dhe në rajon, që dëshirojnë të kryejnë studime të thelluara europiane. Gjë që mund ta bëjnë në Kolegjin e Europës në Tiranë, do të jetë i dytë pas Belgjikës, pas atij që Komisioni vendosi të hapë atëherë në Poloni, për të mbështetur valën e parë të zgjerimit të Europës dhe për të ndihmuar rritjen e vendeve të asaj kohe kandidate.
Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screeming, po e them me këtë teknologji se akoma nuk jam informuar se si quhet, një lloj diagzone e thelluar e të gjithë situatës së thelluar dhe ka marrë miratimin në shumë vende. Më vjen shumë mirë që nga Presidentja dëgjuam fjalë shumë të mira për këtë proces dhe çfarë Shqipëria ka bërë. Pasi ju siguroj që presidentja nuk thotë vetëm fjalë të mira sepse po të ishte një njeri i tillë do të humbin vlerën fjalët.
Padiskutim kemi folur dhe për situatën në rajon, kemi qene, jemi dhe do të mbetemi në linjë me BE, në raport me Ukraninën në një front, që nuk është vetëm një front për të mbështetur Ukraninën por dhe për të mbajtur parimin e vendeve që besojnë te e drejta, te liria“, tha Rama./abcnews.al