TIRANË– Policia arrestoi një të ri në Tiranë, i cili dyshohet se kundrejt pagesës ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali duke djegur panelet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit.
Për këtë policia tha se i arrestuari ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh dhe si porositës dyshohet të jetë Reidi Balla.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se Reidi Balla është një emër i njohur për policinë për shkak se në vitin 2021, atij i është bërë atentat tek lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur me 12 tetor 2021.
Në deklarimin e dhënë në polici, i riu u shpreh se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar me armë zjarr.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, shprehet ai./ n.m.abcnews.al