KOPLIK- Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Koplik.
Policia thotë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka përplasur për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ abcnews.al