Nuk ia vlen ta përsërisim gjithmonë se po mbush 39 vjeç.
Legjenda e futbollit vazhdon të mbetet e tillë edhe me kalimin e moshës, dhe Kristiano Ronaldo tregoi edhe një herë se çfarë golshënuesi është.
Superylli portugez realizoi dy herë për kombëtaren e Portugalisë, në fitoren e vështirë 3-2 arritur në shtëpi ndaj Sllovakisë në eliminatoret e Europianit.
Me suksesin ndaj rivalit direkt në grupin J, “luzitanët” siguruan “biletën” për në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm në Gjermani, duke pasur 21 pikë të plota në 7 ndeshje.
Kjo do të thotë se Kristiano Ronaldo e ka thelluar edhe më tej rekordin kontinental për pjesëmarrje në fazat finale të Europianëve, duke arritur në 6.
Jurgen Klinsman, Vladimir Smiçer dhe Nunjo Gomesh e ndjekin duke pasur vetëm gjysmën e finaleve të tij, nga tre.
Sinkron Ronaldo
“Shpresoj që të jem në Europian, ka ende shumë kohë deri atëherë. Shpresoj të mos kem ndonjë problem apo ndonjë dëmtim. Shpresoj që të luaj. Do të jem me ekipin në Bosnjë, por I takon trajnerit të vendosë nëse unë do të luaj. Unë jam gjithmonë gati për Portugalinë”.
CR7 do të përpiqet të thellojë edhe një rekord tjetër, pra që të shënojë gol edhe në Europianin e tij të gjashtë, siç ka bërë më parë.
Kristiano shton rekordin botëror të radhës, atë të golave me ekipet përfaqësuese, sepse ka 125, si dhe të ndeshjeve me kombëtares, duke pasur 202, e në karrierë mbi 850 gola me ekipet e klubeve dhe me Portugalinë. /h.ll/abcnews.al