Një 41-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit të koduar “Triple”.
Uniformat blu bëjnë me dije se 41-vjeçari magazinonte dhe tregtonte mallra kontrabandë, fshihte të ardhurat e përfituara si edhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një shtetas.
Gjithashtu raportohet se tre shtetas të tjerë të moshës 30, 41 dhe 23 vjeç janë proceduar penalisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/