Al Kaeda bën thirrje për sulme ndaj Izraelit dhe mbështetësve të tij në mbarë botën

schedule07:48 - 14 Tetor, 2023

schedule 07:48 - 14 Tetor, 2023

Organizata terroriste Al-Kaeda u ka bërë thirrje mbështetësve të saj në mbarë botën që të kryejnë sulme kundër hebrenjve, Izraelit dhe mbështetësve të tyre.

“Bijtë e Islamit duhet të sulmojnë sionistët në rrugët e Dubait, Abu Dhabit, Arabisë Saudite, Bahreinit,” thuhet në deklaratë.

Organizata u bëri thirrje simpatizantëve të saj dhe besimtarëve të tjerë që t’i bashkohen asaj që e quajti luftën e saj.

Pas sulmit të papritur të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën e kaluar, i cili shkaktoi më shumë se 1300 të vdekur dhe afro 3400 të plagosur në shtetin hebre, ushtria izraelite nisi një luftë kundër lëvizjes islamike palestineze, me të paktën 1900 palestinezë të vrarë dhe më shumë rreth 7700 të plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza.

Al Kaeda u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të vënë në shënjestër edhe mbështetësit e Izraelit, që të “trondisin tokën nën bazat ushtarake amerikane, aeroportet dhe ambasadat në territoret tona islamike.”

Sulmi i Hamasit, gjykuar nga organizata terroriste, mundi të gjitha aleancat e nënshtruara me hebrenjtë, të shkuarën dhe të ardhmen. Ai me sa duket po i referohej marrëveshjeve të fundit për normalizimin e marrëdhënieve midis shteteve arabe ose islamike me Izraelin.

Mbetet për t’u parë se sa ndikim ka e Al-Kaeda, e cila mori përgjegjësinë për sulmet terroriste në SHBA më 11 shtator 2001.Themeluesi dhe udhëheqësi i saj Osama bin Laden u vra në një operacion të forcave speciale amerikane në Abbottabad, Pakistan, në vitin 2011.

Pasardhësi i tij, Ayman al-Zawahri, u vra në një sulm UAV të SHBA-së në Kabul, Afganistan në verën e vitit 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!