Ndëshkohemi me një gol, Shqipëria U19 e femrave humbet sërish

schedule13:57 - 8 Tetor, 2019

schedule 13:57 - 8 Tetor, 2019

Kombëtarja U19 e femrave ka pësuar humbjen e tretë në eliminatorët e Euro 2020. Ekipi i drejtuar nga Maringlen Kule u mposht 0-1 nga kombëtarja e Azerbajxhanit.

Një gol i Dilara Deli në minutën e 72-të vendosi sfidën dhe i dhuroi trepikëshin e parë vajzave mike. Kjo ishte humbja e tretë e ekipit tonë, që ka pësuar 18 gola dhe nuk ka shënuar ende.

Gjermania dhe Portugalia janë dy ekipet e tjera të Grupit 3. Trajneri Kule e nisi ndeshjen me këtë formacion: Mucejani, Leba, Gjergji, Simoni, Rragami, Kostaj, Xhymerti, Metalla, Tukaj, Dehimaj dhe Lufo.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe treshja Hamonikaj, Cerkini dhe Lleshi, por pa mundur të evitojnë humbjen e ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!