EMRAT/ Falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shisnin deri në 400 euro, arrestohen dy persona në Tiranë

schedule10:46 - 13 Tetor, 2023

schedule 10:46 - 13 Tetor, 2023

Dy persona, Sokol Arapi dhe Alban Osmani kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta.

Policia njofton se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla për ndeshjen që u mbajt mbrëmjen e së enjtes.

Ata i kanë shitur biletat me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur biletat për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse ishin të dubluara./abcnews.al