Kualifikueset e Euro 2024/ “Tulipanët” sfidojnë “gjelat”, Austria “përplaset” me Belgjikën, Greqia kërkon fitoren ndaj Irlandës

schedule10:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 10:16 - 13 Tetor, 2023

Pas triumfeve “magjike” të Kombëtares sonë, në “Air Albania” ndaj Çekisë dhe “dardanëve” të Kosovës në transfertën e Andorrës, këtë të premte do të zhvillohet 7 përballje të tjera, të vlefshme për xhiron e 2-të të raundit të 7 të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në grupin B, “tulipanët” e Holandës do të presin në mitikun “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, “gjelat” e Francës, në një përballje ku do të kërkohet vetëm rezultat pozitiv për t’u afruar edhe më shumë fazës finale të Euro 2024, në një grup, ku jo gjithçka ka shkuar mirë për djemtë e Ronald Koeman. Në sfidën tjetër, të këtij grupi, Greqia do të përplaset në transfertë me Irlandën, me fqinjët tanë që do të kërkojnë rezultat pozitiv, teksa renditen në vendin e 3-të me 9 pikë, po aq sa Holanda e vendit të 2-të.

Në grupin F, Estonia do të presë në “A. Le Coq Arena” të Talinit, Azerbajxhanin e teknikut Giani De Biasi, në një sfidë që pritet t’i ngjajë më shumë një ndeshjeje stërvitore, me të dyja ekipet që renditen në vendin e fundit të grupit me nga 1 pikë dhe kanë humbur çdo shpresë për një arritje historike. Në krahun tjetër, “djajtë e kuq” të Belgjikës do të udhëtojnë drejt “Ernst Happel Stadion”, të Vienës, ku do të sfidojnë vendasit austriakë në një sfidë që pritet të jetë spektakolare dhe të vendosë përfundimisht për skuadrën që do të udhëheqë në këtë grup.

Ndërkaq, në grupin J, Portugalia e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo do të presë në “Estadio do Dragao” të Portos, vendit e 2-të të grupit, Sllovakinë ku padyshim objektivi kryesor është sigurimi i fitores së radhës dhe mos pësimi i asnjë goli, për të ruajtur rekordin e pathyeshëm të këtyre kualifikueseve. Në përballje të tjera, Luksemburgu do të “përplaset” në transfertë me Islandën, ndërsa Lihtenshtejni do të presë në “shtëpi” përfaqësuesen e Bosnje Hercegovinës. /i.m /abcnews.al