Forcat ukrainase sulmojnë Belgorod/ Tre të vrarë, mes tyre një fëmijë

schedule15:42 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:42 - 12 Tetor, 2023

Tre persona u vranë, përfshirë një fëmijë, në një sulm ukrainas me dronë në Belgorod, njoftoi sot guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.

“Për shkak të sulmit me dronë, dy ndërtesa banimi u shkatërruan, ndërsa disa ndërtesa dhe makina u dëmtuan. Tre persona kanë humbur jetën, njëri prej të cilëve fëmijë i vogël”, ka shkruar Gladkov në Telegram.

Ai tha se dy persona të tjerë janë në gjendje kritike dhe janë në terapi intensive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!