Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lamtumira” e Zekiç nga Partizani, “demat” kërkojnë në stol ish-teknikun e rivalëve të përjetshëm

schedule22:56 - 11 Tetor, 2023

schedule 22:56 - 11 Tetor, 2023

Në mediat kroate gjithçka është vendosur dhe këtë të mërkurë gjithçka u zyrtarizua brenda klubit të Partizanit. Zoran Zekiç nuk është më trajner i “demave të kuq” me 49-vjeçarin, që do të marrë në ditët në vijim, drejtimin e skuadrës së Osijek, pas vetëm 4-muajsh punë në krye të stolit të Partizanit.

Momentalisht skuadra i është besuar drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, por mesa pas kësaj vonese në emërin e një tekniku të ri, në stolin e Kampionëve në fuqi të Shqipërisë “fshihet” emri i ish-teknikut të rivalëve, Orges Shehi.

Durrsaku është kandidati potencial, por kontrata me Tiranën dhe koha janë kundër. Kjo i bën “të kuqtë” të studiojnë me qetësi situatën dhe të mos “fiksohen” me Shehin, por të shohin edhe për alternativa të tjera për stolin, trajnerët e lirë në treg janë të shumtë dhe mbetet të shihet. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!