Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rezoluta për Kosovën/ Kreshnik Çollaku: Ka vetëm tri fjali, kjo është shumë fyese për ne

schedule21:02 - 11 Tetor, 2023

schedule 21:02 - 11 Tetor, 2023

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh anëtari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, i pranishëm në “Real Story” u shpreh kritik për mënyrën se si është hartuar përmbajtja e rezolutës që dënon veprimet e fundit të Serbisë në manastirin e Banjskës.

Partia Socialiste dhe Foltorja u pajtuan që të shkojnë me një ide të përbashkët, për dënimin e këtyre veprimeve, por PD zyrtare e ka quajtur një pazar.

Sipas Çollakut, më parë ishte vendosur që dy propozimet dy drafteve të PS dhe Foltores të diskutoheshin fillimisht në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, por kjo nuk është zbatuar.

“Në seancën e fundit parlamentare dhe në konferencën e kryetarëve , u vendos që dy propozimet për drafte të diskutoheshin në Komisionin e Politikës së Jashtme. Nesër është seanca, deri në këtë orë që flasim bashkë nuk është mbledhur dhe nuk është diskutuar për draftin. Unë si anëtar i Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, draftin që do na propozohet nesër, e kam mësuar para dy orësh dhe atë nga mediat dhe me asnjë komunikimi zyrtar”, tha ai.

Ai tha se është e papranueshme që rezoluta të ketë në përmbajtjen e saj vetëm tri fjali: “Si mund të shkojmë më tre fjali, që një nxënës gjimnazi do t’i kishte hartuar më mirë se kushdo nga ne. Është fyese kjo histori”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!