“Gardiani” spanjoll i portës, Kepa Arrizabalaga ishte një nga portierët më të kërkuar të merkatos së verës, me “galaktikët” e Real Madrid dhe “bavarezët” e Bayern Munich, që kërkuan shërbimet e 29-vjeçarit, mirëpo në fund “shtatlarit” zgjodhi të kalonte te “gjigandët” spanjollë.
I huazuar për një sezon te 14 herë fituesit e Champions League, Kepa është kthyer në zëvendësuesin perfekt të belgut, Thibaut Courtois dhe këtë të mërkurë, 29-vjeçari spanjoll ka treguar “prapaskenat” e merkatos, teksa është shprehur se vetëm 1 telefonatë nga Real Madrid mjaftoi për ta rikthyer atë në La Liga.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, operacioni i huazimit te Real Madrid u mbyll brenda pak orësh. Mjaftuan dy telefonata. Kisha kaluar pesë sezone në një klub të madh si Chelsea, mendoja se ndryshimi do të ishte pozitiv për mua.
Është e vërtetë që isha afër Bayern, por madrilenët më thirrën dhe nuk u mendova dy herë. Kur të fton një ekip si Real Madrid nuk kanë më rëndësi mundësitë e tjera”,- u shpreh Kepa në lidhje me kalimin e tij te “galaktikët”. /i.m /abcnews.al