Durrës/ Sektori i peshkimit pa punonjës, merren nga Egjipti. Kapiti: Shteti të na mbështesë

schedule15:36 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:36 - 11 Tetor, 2023

Sektori i peshkimit po përballet me vështirësi në qytetin e Durrësit.

Sfida kryesore është gjetja e fuqisë punëtore e vëcanërisht asaj të kulifikuar.

Ekuipazhi i anijeve të peshkimit përbëhet kryesisht nga punonjës të huaj, ku mbizotrojnë ata nga Egjipti.

Për shkak të mungesës së punonjësve flota e durrësit po punon me 60% të kapacitetit të saj.

Klodian Kapiti thotë se nafta për sektorin e peshkimit mbetet e shtrenjtë ndërsa kërkohet ndihma e shtetit veçanërisht për riparimin e mjeteve.

Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se sektori i peshkimit zë rreth 1% të PBB-së, teksa punëson rreth 4500 persona./abcnews.al