Zëvendësministri i Arsimit turk, Nazif Yilmaz, lëshoi një kërcënim indirekt kundër Benjamin Netanyahu.
Netanyahu postoi në platformën X një video të sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj objektivave të Hamasit në Gaza me shkrimin: “Ne vazhdojmë me të gjitha forcat tona”.
Dhe zëvendësministri turk komentoi: “Një ditë do të qëllojnë edhe ty. Do të vdesësh”.
Turkey’s deputy minister of education to Netanyahu: “You will die.” pic.twitter.com/PIpKedNsC4
— Yaroslav Trofimov (@yarotrof) October 11, 2023
Netanyahu pritej të vizitonte Turqinë në muajt e ardhshëm por e shtyu udhëtimin e tij në korrik, pasi iu nënshtrua një operacioni. Muajin e kaluar, në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Netanyahun në Nju Jork në takimin e tyre të parë.
Në vitin e kaluar kas pasur tensione në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë pas vitesh armiqësie midis liderëve të dy vendeve, kryesisht për shkak të mbështetjes së partisë në pushtet të Erdogan për Hamasin.
/abcnews.al